Pas fitores ndaj Anglisë, Scaloni: Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë

0
38

Argjentina ka siguruar një vend në finalen e Kupës së Botës 2026, pasi triumfoi me përmbysje 2-1 ndaj Anglisë në gjysmëfinalen e zhvilluar në Atlanta.

Me këtë fitore, kampionët në fuqi rezervuan për herë të dytë radhazi pjesëmarrjen në finalen e Botërorit. Të dielën ata do të përballen me Spanjën në stadiumin MetLife në New Jersey, në luftë për trofeun.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, shprehu krenarinë për suksesin e ekipit të tij.

“Jam shumë i lumtur për këtë. Fanella e Argjentinës meriton të sakrifikohet për çdo pikë djerse të fundit. Është e pamundur të përshkruaj atë që ndiej në këtë moment, veçanërisht për njerëzit që kanë mundësinë të festojnë diçka kaq të madhe“, deklaroi Scaloni.

Ai shtoi se futbollistët ende nuk e kanë përvetësuar plotësisht rëndësinë e këtij suksesi, por vëmendja tashmë është përqendruar te sfida vendimtare.

“Ende nuk e kemi kuptuar se çfarë kemi bërë. Do të përpiqemi ta fitojmë titullin për herë të dytë“, shtoi ai.

Argjentina do të tentojë të mbrojë titullin e fituar katër vite më parë, ndërsa në finalen e së dielës, që nis në orën 21:00, do të ketë përballë Spanjën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here