Këngëtari i mirënjohur Lok Komoni ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë familjar, teksa ka festuar mbrëmë 1-vjetorin e lindjes së djalit të tij, Ganiut.
Në një mesazh publik, ai e cilësoi këtë përvjetor si një gëzim dhe bekim të madh për familjen, duke theksuar se ndihet krenar që djali i tij trashëgon emrin e gjyshit, shkruan 04 Online.
Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte fakti se kumbar i Ganiut u bë Gjeneral Daut Haradinaj. Komoni e falënderoi atë dhe familjen Haradinaj për nderin që i bënë familjes së tij.
Këngëtari shprehu mirënjohje edhe për familjarët, miqtë dhe këngëtarët që morën pjesë në festë, duke kontribuar që mbrëmja të ishte e paharrueshme.
“Mbrëmë djali im, Gani Komoni, festoi 1-vjetorin e lindjes. Një gëzim dhe bekim i madh për familjen tonë.
Jam krenar që e trashëgon emrin e babait tim. Nder i veçantë për ne ishte që kumbar i Ganiut u bë Gjeneral Daut Haradinaj, një figurë që për ne përfaqëson krenari kombëtare.
Faleminderit nga zemra kumbarit tonë, Gjeneral Daut Haradinaj dhe familjes Haradinaj për nderin që na bënë. Falënderoj gjithashtu të gjithë miqtë, familjarët dhe këngëtarët që ishin pjesë e ahengut dhe e bënë këtë natë të paharrueshme.
Zoti e bekoftë Ganiun dhe kumbarin tonë, u dhëntë shëndet, jetë të gjatë dhe çdo të mirë.”, ka shkruar Loki në profilin e tij në Facebook./04 Online/















































