Gruaja në Prizren pret venat pasi u grind me bashkëshortin që s’e la të shkojë te motra e saj

0
394

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Prizren, ku një grua ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një grua dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Me të dalë në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor ka parë se 35-vjeçarja kishte prerë venat, me qëllim që të vetëvritet, por falë intervenimit të mjekëve ajo ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë arritur që të intervistojnë bashkëshortin e viktimës dhe kunatën e saj.

Sinjali mëson se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një fjalosjeje mes çiftit, ku burri s’e kishte lejuar bashkëshorten e tij të shkojë për vizitë te motra e saj. 35-vjeçarja kishte vendosur që të shkojë atje dhe momentin që ishte kthyer në shtëpi, kishte plasur sherri mes çiftit.

Më vonë pasi burri dhe motra e tij u kthyen në shtëpi, teksa po qëndronin bashkë kishin dëgjuar zhurmën nga 35-vjeçarja dhe posa kishin shkuar tek ajo, kishin parë se e ka lënduar veten.

Hetuesit policorë kanë intervistuar edhe viktimën, e cila ka deklaruar se i gjithë motivi që shtyu ta bëjë këtë veprim është zënka me bashkëshortin dhe e njëjta ishte shprehur se ndodhet në gjendje të rëndë emocionale për shkak të mungesës së fëmijëve.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’./GazetaSinjali/

Leave a Reply