Askush nuk është fajtor: Si të silleni pas grindjes së ashpër me partnerin

0
51

Për mirëkuptim, para së gjithash, është i nevojshëm sinqeriteti

Gjatë bisedës patjetër duhet të shpreheni qartë dhe qetë, jo me porosi me dy kuptime.

Nëse ju ka lënduar diç partneri apo ju ka bërë të ndiheni keq, tregojani. Në këtë mënyrë do të shmangni rrethin vicioz i cili episodin trivial mund ta shndërrojë në ortek.

Zgjidhni fjalët
Kur debatoni me hidhërim lehtë mund të humbni kontrollin dhe fjalët mund të lëndojnë. Do të thoni gjëra të tmerrshme të cilat as nuk i keni menduar, por mund të prishin edhe lidhjen.

Është shumë më mirë, në vend të grindjes, t’i lini gjërat të ftohen, duke shmangur hidhërimin. Pothuajse të gjitha femrat kanë shprehi të keqe që dëshirojnë që çdo gjë menjëherë ta rregullojnë, ndërsa meshkujve u nevojiten kohë që të udhëhiqen me emocionet e tyre.

Buzëqeshja
Buzëqeshja dhe kthjelltësia krijojnë atmosferë relaksimi në të cilën ka hapësirë për lojë. Çiftet më të lumtura janë ato të cilat kanë kuptim për humor.

Qetësia pas grindjes ndihmon në arritjen e paqes dhe ndërprerjes së konflikteve. Mirëpo, bëhuni të kujdesshme sepse kufiri midis shakasë dhe sarkazmit vërtet është i hollë. Fantazitë seksuale janë ende temë tabu, mirëpo kjo është e nevojshme të kalohet.

Bëni dashuri
Pasi që të liroheni nga hidhërimi, mënyra më e mirë e zbutjes së atmosferës dhe e zbulimit të harmonisë së serishme është të bëni dashuri, të përkëdheleni dhe të putheni.

Mirëpo, gjithashtu, mund të bëni diç bashkë, si p.sh. të pini kafe apo të dilni në shëtitje, sepse lodhja fizike eliminon emocionet negative.

Rregullat për zgjidhjen e kontesteve
Nëse jeni të hidhëruar, ndani kohë që të mendoni për çdo gjë.

Mos ngrini zërin.

Mos flini pa u sqaruar.

Nëse keni lënduar partnerin tuaj, kërkoni falje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here