Lidhur me vrasjen e 27-vjeçarit ditën e djeshme në Kobaj të Prizrenit, tashmë policia ka ndaluar edhe nënën e të dyshuarit.
Ajo po dyshohet për veprën penale “Shtytje në vrasje”.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se e dyshuara është ndaluar për 48 orë.
“Hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve, në prezencë të Prokurorit kujdestar, rreth orës 15:00 kanë realizuar bastisje fillimisht në shtëpinë e të dyshuarve dhe më pas edhe në shtëpinë e viktimës. Gjatë bastisjeve nuk është gjetur asnjë send apo provë e kundërligjshme. Në kuadër të veprimeve hetimore janë intervistuar disa dëshmitarë. Më pas, me urdhër të Prokurorit kujdestar, është intervistuar edhe nëna e të dyshuarve në cilësinë e të dyshuarës, në prezencë të mbrojtëses së saj, nën dyshimin për veprën penale “Shtytje në vrasje”. Me vendim të Prokurorit kujdestar, e dyshuara është ndaluar për 48 orë”, tha Bytyqi për Reporteri.net.















































