Arrestohet 24-vjeçari në Prizren që ekspozoi pushkën në rrjete sociale

0
273
Foto: Ilustrim

Sektori i hetimeve të stacionit policor në Prizren, përmes rrugëve operative, ka pranuar informacion se i dyshuari F.A., 24-vjeçar në rrjete sociale kishte postuar një foto në të cilën kishte ekspozuar një armë (pushkë gjuetie).

“Me të pranuar informacionin hetuesit policorë kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin e lartcekur nga i cili është konfiskuar një armë, pushkë gjuetie pa leje përkatëse e cila do të përdorët si dëshmi materiale në Gjykatë” thuhet në njoftim të policisë.

Me urdhër të Prokurorit të shtetit është iniciuar rast ‘’Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armeve’’.

Rasti do të procedohet me kallëzim penal ndaj të dyshuarit, në Prokurorinë Themelore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here