Arrestohen dy prizrenas të dyshuar për fajde, konfiskohen armë dhe fishekë

0
326

Policia ka kryer një operacion në Prizren, ku janë arrestuar të dyshuarit me inicialet F.K. viti i lindjes 1996, dhe B.K. viti i lindjes 1974, me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në veprën penale ‘’Fajde”.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se janë sekuestruar armë dhe fishekë

“Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit ‘PIETRO BERETTA GARDONE’ dhe 13 fishekë. Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin”, thuhet në njoftim.

Ndaj të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here