Armando Broja mund të tregojë aftësitë e tij sot, pasi do të luajë nga minuta e parë me Chelsean.
Skuadra londineze do të zhvillojë një miqësore me Udinesen në udhëtim, nga ora 11:00 – shkruan Gazeta Express.
Këto dy skuadra zhvilluan edhe të premten një miqësore mes vete, e cila u fitua nga “Blutë” me rezultatin 3:1.
Chelsea ka publikuar formacionin, teksa shihet se trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka vendosur të luajë nga fillimi me Brojën në sulm.
11-shja startuese e Chelseat: Kepa, Chalobah, Ampadu, Sarr, Loftus-Cheek, Kovacic (C), Gallagher, Chilwell, Ziyech, Broja, Pulisic.