Armando Broja nga minuta e parë, Chelsea publikon formacionin për miqësoren e sotme

0
261

Armando Broja mund të tregojë aftësitë e tij sot, pasi do të luajë nga minuta e parë me Chelsean.

Skuadra londineze do të zhvillojë një miqësore me Udinesen në udhëtim, nga ora 11:00 – shkruan Gazeta Express.

Këto dy skuadra zhvilluan edhe të premten një miqësore mes vete, e cila u fitua nga “Blutë” me rezultatin 3:1.

Chelsea ka publikuar formacionin, teksa shihet se trajneri gjerman, Thomas Tuchel ka vendosur të luajë nga fillimi me Brojën në sulm.

11-shja startuese e Chelseat: Kepa, Chalobah, Ampadu, Sarr, Loftus-Cheek, Kovacic (C), Gallagher, Chilwell, Ziyech, Broja, Pulisic.

Leave a Reply