Verën e kaluar, Ciro Immobile, pasi arriti vendin e dytë në kampionat dhe kualifikimin për në Champions League, pati dëshirën e madhe të luante në kompeticionin më të rëndësishëm evropian si kapiten i bardhekaltërve.
Kjo është arsyeja kryesore që qëndroi te Lazio, pavarësisht ofertave që pati nga Arabia Saudite. Interesimi nga Lindja e Mesme është i gjalla dhe mund të çojnë në një epilog tjetër.
Sipas asaj që lexohet sot në “Corriere della Sera”, sulmuesi italian, tashmë në moshën 34-vjeçare, mund të pranojë destinacionin saudit. Në fakt, muajt e fundit skenari ka ndryshuar edhe nga pikëpamja e marrëdhënieve njerëzore: ofendimet para fëmijëve të tij disa javë më parë kanë lënë gjurmë dhe tani Immobile është më i prirur për t’u larguar.
Një zgjedhje jo e lehtë, por që tashmë duket e pashmangshme. Kriza e gjatë para portës bën pjesën tjetër: 6 gola në 26 ndeshje të Serisë A janë shifra modeste për dikë si ai. Për të thënë lamtumirë ka një tjetër kualifikim evropian për të pushtuar dhe një trofe të fundit për të luajtur: Kupën e Italisë, edhe nëse fillimisht është derbi me Romën, që gjithashtu ka peshën e vet./SS