Inspektorit të ndërtimit nga Prizreni, Nexhemdin Musliut dënimi me burg i është zëvëndësuar në dënim me gjobë nga Gjykata e Apelit.
“Ndryshohet aktgjykimi i Gjykatës së Prizrenit përkitazi me sanksionin penal-dënimin ashtu që Gjykata e Apelit, Nexhmedin Musliut i përcakton dënim me burgim prej 6 muaj i cili dënim i zëvendësohet me gjobë në shumën prej 2 mijë e 500 euro”- thuhet në aktgjykimin e Apelit.
Musliu nga shkalla e parë ishte dënuar me 8 muaj burgim efektiv për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Ndaj tij ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues -ndalimi i ushtrimit të funsioneve në administratë publike për një vit.
Ankesë në Apel ka parashtruar Valbonë Morina, avokate e të akuzuarit/Kallxo.com