Ansu Fati drejt largimit nga Barcelona, Monaco gati transferimin përfundimtar

0
36

E ardhmja e Ansu Fatit duket larg Barcelonës, pasi sulmuesi spanjoll ka dhënë miratimin për ta vazhduar karrierën te Monaco.

Sipas raportimeve, klubi francez është gati të paguajë rreth 11 milionë euro për transferimin e përhershëm të 23-vjeçarit, ndërsa Barcelona do të ruajë një përqindje nga shitja e tij e ardhshme, shkruan 04 Online.

Monaco po përgatit një kontratë afatgjatë deri në vitin 2030 për Fatin, duke treguar besimin e madh pas paraqitjeve të tij gjatë sezonit të fundit.

Për Barcelonën, ky largim pritet të sjellë edhe lehtësim financiar, pasi katalunasit synojnë të ulin faturën e pagave dhe të krijojnë hapësira për afrime të reja në merkato./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here