Anglia zbulon një supertalent, e lodhi Dalotin e Manchester Unitedit

0
158

Tyler Dibling debutoi për Southampton në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit. Mesfushori i ri nuk mundi të shmangë humbjen e “shenjtorëve” ndaj Manchester Unitedit me rezultatin 0-3 , por la të nënkuptojë se kemi të bëjmë me një talent të madh në futbollin anglez.

Stili i lojës së tij krahasohet me atë të Jack Grealish të Manchester Cityt. Dibling ia bëri të vështirë jetën Diego Dalotit, duke e detyruar madje të shkaktonte një penallti.

“Nuk mund ta besoj se ai është ende 18 vjeç. Ai tashmë është një lojtar i nivelit të lartë dhe ka treguar gjëra shumë të mira. Ai do të jetë një nga lojtarët më të mirë në Premier League dhe në botë”, tha shoku i tij i skuadrës Yuki Sugawara.

Në vitin 2022 Dibling nënshkroi me Chelsean për të ndjekur gjurmët e idhullit të tij Eden Hazard, por vetëm dy muaj më vonë ai u kthye në Southampton për shkak të mungesës së mundësive në ekipin e të rinjve të Bluve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here