Anglia ndalet nga Gana, gjithçka mbetet e hapur në Grupin L

0
42

Anglia ka zhgënjyer në xhiron e dytë të fazës së grupeve në Kupën e Botës, duke barazuar pa gola 0:0 ndaj Ganës.

“Tre Luanët” dominuan në pjesë të caktuara të takimit, por nuk arritën të thyejnë rezistencën e mbrojtjes së organizuar afrikane, duke u detyruar të kënaqen me vetëm një pikë, shkruan 04 Online.

Pas këtij barazimi, Anglia mbetet në krye të Grupit L me katër pikë, aq sa ka edhe Gana në pozitën e dytë, duke e bërë garën për kualifikim edhe më interesante.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Panamaja dhe Kroacia do të përballen mes vete pas mesnate, në një duel që mund të ndikojë ndjeshëm në renditjen përfundimtare./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here