Ancelotti konfirmon: Tchouameni, Valverde dhe Bellingham të gatshëm për “El Clasico”

0
30

Real Madrid është gati për finalen e Superkupës së Spanjës të dielën, ku do të përballet me Barcelonën, shkruan 04 Online.

Pas fitores 4-1 ndaj tyre vitin e kaluar në Arabinë Saudite, “Los Blancos” synojnë të fitojnë trofeun e tretë të sezonit.

Carlo Ancelotti ka konfirmuar se Aurelien Tchouameni, Federico Valverde dhe Jude Bellingham janë rikuperuar dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen. Trajneri italian u shpreh i kënaqur me rikuperimin e lojtarëve dhe tha se skuadra është në formë të mirë dhe me shumë entuziazëm për finalen.

Ancelotti theksoi rëndësinë e mbrojtjes në El Clasico, duke theksuar se një mbrojtje e fortë është çelësi për të fituar ndaj rivalëve të Barcelonës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here