Almeda Abazi, bashkëshortja e aktorit të njohur turk merr drejtimin e Festivalit në RTSH

0
142

Ndonëse jemi në sezonin veror, ku shumica e formateve ende nuk kanë nisur, përgatitje për një sezon të ri janë tashmë në përfundim. Veç formateve që jemi mësuar të shikojmë shpesh në ekran, përgatitjet kanë nisur edhe për Festivalin e RTSH.

Një eveniment i rëndësishëm për muzikën shqiptare, që konkludohet me emrin e fituesit, i cili na përfaqëson edhe në Eurosong. Por, teksa për netët e dhjetorit ka ende kohë, përgatitjet e para kanë nisur tashmë.

almeda abazi

Në media ka nisur të qarkullojë emri i Almeda Abazit si moderatorja e Festivalit të RTSH.

Almeda është një imazh i dashur për publikun shqiptar. Prej vitesh, ajo e ka zhvendosur karrierën e saj në Turqi, ku edhe është e martuar me aktorin e famshëm, Tolgahan Sayisman.

almeda abazi1

Çifti është ndër dyshet më të ndejkura në Turqi, por edhe në vendin tonë, ku të shpeshta kanë qenë vizitat.

Herë pas here, Almeda është rikthyer në Shqipëri për disa formate që ka moderuar. Kujtojmë se rreth 8 vite më parë, asaj iu besua moderimi i Këngës Magjike, në krah të Ardit Gjebreas. Më tej ajo ka qenë edhe prezantuesja e “Dancing with the Stars”. E duket se këtë herë, ajo do të jetë mikpritësja e netëve live në fund të dhjetorit. Kujtojmë se vitin e shkuar këtë festival e moderoi Arbana Osmani.

Capture681

Leave a Reply