Albulena Haxhiu: Kemi proceduar në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme

0
288

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se e kanë finalizuar dhe proceduar në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, raporton Gazeta Blic.

“Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit” shkruan Haxhiu në Facebook.Postimi i plotë:

Sapo finalizuam dhe e proceduam në Qeveri koncept dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme i cili i hap rrugë hartimit të projektligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Lufta ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit është prioritet i Qeverisë tonë prandaj edhe do ta fuqizojmë bazën ligjore kundër korrupsionit si dhe do fuqizojmë kapacitetet e institucioneve të drejtësisë në luftën e tyre ndaj krimit të organizuar e korrupsionit.
#shtetiisëdrejtës

Leave a Reply