Albion Rrahmani me mbrëmjen e jetës deri më tani, dy gola në debutim me Rapidin e Bukureshtit

0
180

Albion Rrahmani e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme karrierën në Rumani.

Ishi i Malishevës e Ballkanit ka realizuar dy herë në debutim me ekipin e tij të ri, përcjell lajmi.net.

I mjaftuan 19 minuta lojë që të gjejë rrugën e golit.

Në minutën e 46′ u inkuadrua, kurse në të 65′ shënoi për 3-4.

Kur pritej që ndeshja të mbyllej po me këtë rezultat, sërish Rrahmani në skenë.

Me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 3-5 e për ta falënderuar më pas Zotin për këtë mbrëmje të madhe.

Leave a Reply