Alarmon Shakohoxha: Shqipëria ende s’e ka vazhduar kontratën me Sylvinhon, ai është i tundur nga ofertat tjera

0
232

Gazetari sportiv, Dritan Shakohoxha, ka alarmuar në “Favorit” me lajmin e fundit rreth kontratës së trajnerit Sylvinho.

Komentatori i njohur shqiptar zbuloi se trajneri brazilian nuk e ka vazhduar ende kontratën dhe se ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë një gjë të tillë apo jo pasi atë po e tundojnë ofertat tjera pas suksesit që e pati me Kombëtaren shqiptare, të cilën e kualifikoi në Euro 2024.

Shakohoxha insiston se ky është problemi dhe brenga më e madhe që duhet ta kenë shqiptarët, pra, që do të mundë ta humbasim trajnerin Sylvinho, e jo pse kemi rënë në grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Leave a Reply