Një vetaksident është raportuar të ketë ndodhur pak më parë në magjistralen Suharekë-Prizren.
Saktësisht në fshatin Gjinoc një veturë është vetaksidentuar dhe e njëjta ka përfunduar jashtë rrugës.
Lidhur me aksidentin nuk janë dhënë detaje shtesë.
Në pamjet e publikuara në media shihet se dëmet që ka pësuar vetura janë të mëdha.
Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe ekipet emergjente./Lajmi.net/