Aksident në Shirokë të Suharekës, lëndohet një femër

0
358
Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë në fshatin Shirokë të Komunës së Suharekës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile, ku si pasojë e aksident ka pësuar lëndime trupore një pasagjere, femër kosovare.

Rasti raportohet të ketë ndodhur dje rreth orës 20:30 në Shirokë të Suharekës.

E lënduara është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit.

“AKSIDENT TRAFIKU / Fsh. Shirokë, Suhareke, 04.08.2022-20:30. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Si pasojë e aksidentit një pasagjere, femër kosovare ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta dërgohet për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit”, thuhet në raportin e PK-së./SO

Leave a Reply