Tetë persona kanë vdekur në një aksident trafiku në rrugën Këlcyrë-Përmet në orët e mëngjesit të martën.
Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Kuqar.
Në njoftim thuhet se dyshimet janë që shoferi ka humbur kontrollin mbi drejtimin e veturës, dhe vetura ka dalë nga rruga duke rënë në anë të lumit Vjosa.
Shoferi i automjetit ishte nga Shkodra, ndërsa shtatë të tjerët dyshohet se janë nga vende të tjera.
Policia po e heton rastin.