Afërdita Morina-Biffar kandidate e LDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren

0
983

Afërdita Morina – Biffar është kandidate e LDK-së për Asamblenë Komunale në Prizren në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.

Si rrjedhojë, ajo është zotuar se fokusin kryesor do ta ketë në iniciativat dhe çështjet që prekin jetën e grave dhe vajzave të reja. Berisha – Biffar ka listuar një numër të zotimeve, duke kërkuar njëherit edhe mbështetjen e votuesve.

“Miq e dashamirë, qytetar të dashur të Prizrenit,

  • Në zgjedhjet që do të mbahen muajin që vjen, në listën e LDK-së garoj për një ulëse në Asamblen Komunale.
  • Numri im është 8.
  • Ua them pa dorëza, askujt nuk ua kerkoj votën në këmbim të bërjes mrekulli, nuk u premtoj punësime e as hapje fabrikash, unë vetëm zotohem se, për qytetin tim dhe gjithë qytetarët, do të angazhohem maksimalisht për të bërë përditë punë të vogla me dashuri të madhe.
  • Në rast se do ta marrë besimin tuaj, te jeni të sigurt që garoj me një plan-program, me projekte konkrete në të cilat unë do të orientoja angazhimin tim si asambleiste.
  • Vëmendje të veçant do tu jap iniciativave dhe çështjeve që prekin drejtpërdrejtë jetën e grave dhe vajzave të reja, por edhe çështjeve që përmirësojnë kualitetin jetësor të qytetarëve në moshë më të shtyer, ata meritojnë vëmendje më të madhe nga pushteti lokal.
  • Një vend të pakontestueshëm në angazhimin tim përfaqësues, do të zëjnë edhe problematikat ambientaliste.
  • Te dashur qytetar të komunës së Prizrenit, një jetë të tërë jam angazhuar në sferën publike, për vite të tëra në mediat lokale jam munduar të jem zë i secilit e secilës, duke ngritur, hulumtuar e shtjelluar tema shoqërore, sociale, politike, arsimore, shendetësore e të kulturës.
  • Gjithmonë kam besuar se aktivizmi qytetar është çelësi i zhvillimit të demokracisë, prandaj më pëlqen të jem aktive, të ngre zërin kundër padrejtësitësive, parregullësive dhe anomalive të shumta në vendimarrje, angazhohem për ndryshime pozitive, për avancim të të drejtave të grupeve të margjinalizuara dhe për shance të barabarta për të gjithë.
  • Gjatë studimit të shkencave politike, kam mësuar se qeverisja lokale përbën element tejet të rëndësishëm të një sistemi të qeverisjes, sepse përmes saj ndërtohet komunikimi i ndërsjellë në mes qytetarëve në një anë, dhe organeve të pushtetit lokal në anën tjetër.
    Qytetar të dashur,
  • zgjedhjet lokale mundësojnë llogaridhënien politike të përfaqësuesve të zgjedhur në nivelin lokal të qeverisjes. Llogaridhënia politike në nivelin lokal është faktor i rëndësishëm për të siguruar transparencë e përgjegjshmëri të pushtetit lokal dhe pjesëmarrje të
    publikut në vendimmarrje.
  • Legjitimimi demokratik i organeve përfaqësuese në nivel lokal është esencial për funksionimin e demokracisë lokale në mënyrë që të sigurohet një përfaqësim adekuat në organe të vendimmarrjes.
    Duke falenderuar organet e LDK-së në Prizren dhe kryetarin/ kandidatin për kryetar komune, Anton Quni, për përfshirje në ekipin e tij, ua kërkoj së pari besimin për të, e pastaj edhe për emrin tim në listë.
    Numër 8
    Ju faleminderit!”, ka thënë Morina – Biffar./04 Online

Leave a Reply