Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shprehur i ashpër ndaj kryeministrit Albin Kurti, ai tha se Kosova po futet në vitin e katërt të “pushtetit popullist”.
Andaj sipas tij, me qeverinë Kurti “ndryshimet thelbësore, projektet zhvillimore, nuk kanë për të ardhur asnjëherë”.
“Për popullistët, zhvillimi vërtetë është i vështirë”, vijon Abdixhiku.
Ai shpreh brengë për largimin e qytetarëve nga vendi duke thënë “koha po na ikën, njerëzit po na largohen, gjersa vendi mbetet peng kolektiv i popullizmit simbolik”.
Postimi i tij i plotë: