Vranësira dhe mundësi për reshje të lehta shiu

0
51

Kosova do të karakterizohet sot nga mot relativisht i ngrohtë, por me vranësira që do të shtohen gradualisht gjatë ditës.

Gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe reshje të dobëta e të izoluara shiu, ndërsa temperaturat do të lëvizin nga 9 deri në 16 gradë Celsius.

Era do të fryjë kryesisht me intensitet të dobët deri mesatar, por pritet të fuqizohet në orët e mbrëmjes./04 Online/