82 aksidente brenda 24 ore në Kosovë, policia dënon afër 2 mijë shoferë

0
208

Policia e Kosovës vazhdon me apelet për qytetarët për kujdes të shtuar dhe respektim të rregullave në komunikacion.

Përkundër faktit se Policia ka shtrënguar masat më shumë, duke shqiptuar gjoba edhe përmes videove dhe fotografive të dërguar nga qytetarët në adresë të Policisë, por numri i aksidenteve po vazhdon të ketë rritje të konsiderueshme.

Vetëm brenda 24 orëve në vendin tonë kanë ndodhur 82 aksidente trafiku, ku fatkeqësisht një prej tyre ka përfunduar me fatalitet.

Ndërkaq, 28 aksidente përfunduan me persona të lënduar dhe 53 të tjera raportohen vetëm me dëme materiale.

Po ashtu gjatë kësaj periudhe kohore, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 993 tiketa trafiku për shkelësit e rregullave në komunikacion.

Gjithashtu, për 24 orë PK ka arrestuar 13 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale, ku 9 prej tyre janë dërguar në mbjajte.

Leave a Reply