8 pjesë të trupit që nuk duhet t’i prekni me dorë!

0
269

Duart tona janë të mbuluara me mikrobe që përhapen në pjesë të ndjeshme të trupit, dhe në disa raste ato gjithashtu mund të mbledhin shumë mikrobe që më pas u transmetohen njerëzve të tjerë.

Disa zakone që dëmtojnë shëndetin tuaj dhe të atyre që janë përreth jush:

Mbani duart larg nga fytyra

Shihni nëpër kafene, shumica e njerëzve e mbështesin fytyrën mbi duart e tyre. Nëse nuk jeni duke e larë fytyrën atëherë hiqini duart nga ajo. Duart përmbajnë vajra të cilat mund të hyjnë në poret e fytyrës suaj dhe të përkeqësojnë aknet (pikat e zeza). Pra, për të mbajtur fytyrën e pastër mbajini duart larg nga ajo.

Mbani duart larg veshëve

Brendësia e veshëve tanë është shumë delikate dhe shumë e prirur për t’u dëmtuar, prandaj nuk duhet të gërmoni në thellësi për të hequr dyllin e veshit. Kurrë nuk duhet të përdorni gishtat brenda apo jashtë veshëve. Lëkura nën membranën e kanalit të veshit është shumë e hollë.

Mbani duart larg syve

Sytë janë jashtëzakonisht të ndjeshëm. Duke i prekur ata, jo vetëm që i fusni mikrobet, por mund të rrezikoni futjen aksidentalisht të mikro-organizmave, të cilat mund të shkaktojnë irritim madje edhe gërrvishtje të cipës së jashtme të syrit.

Nëse duhet t’i prekni sytë, lani duart para se ta bëni këtë. I rezistoni fshirjes apo fërkimit të syve, pasi kjo mund të shkaktojë gjithashtu rrudha rreth syve.

Mbani duart larg hundës

Brenda hundës gjenden bakteret e saj të shëndetshme. Duke vënë gishtat atje mund të fusni baktere të cilat nuk janë të mirëpritura dhe mund të shaktojnë infeksione. Përveç kësaj duart do të marrin baktere nga hunda dhe do t’i përhapin ato, gjë që është problematike veçanërisht gjatë sezonit të gripit.

Mbani duart larg nga goja

Goja përmban 34-72 lloje të ndryshme bakteresh. Shumica e tyre janë të padëmshme. Disa janë të dobishme për shëndetin e gojës, por duke i shtuar mikrobe shtesë nga duart, prishni ekuilibrin e gojës, gjë që mund të shkaktoj sëmundje.

Mbani duart larg nga kërthiza

A e dini se kërthia është pjesa më e papastër e trupit?

Kërthiza përmban një popullsi të lartë bakeresh; ajo është e thellë kështu që mund të mbetet e pisët edhe pas dushit.

Forma e kërthizës e bën të lehtë mbledhjen e papastërtive dhe shkaktimin e erës së pakëndëshme, prandaj ekspertët këshillojnë që të mbani larg duart nga kërthiza.

Mos i prekni thonjtë

Te thonjtë ndodhet një sasi e pabesueshme mikrobesh dhe papastërtish. Edhe pastrami i zellshëm i duarve nuk i largon plotësisht këto mikrobe, prandaj gjatë gatimit duhet të vishni doreza.

Duhet ta eleminoni gërrmimin e thonjve me dhëmbët tuaj pasi është shumë e rrezikshme dhe mund të jetë një vatër infeksionesh dhe sëmundjesh.

Mbajini duart larg nga vendet anale

Larja e duarve pas përdorimit të banjos nuk është thjesht higjenike, por edhe e shëndetshme. Prekja e rajonit tuaj anal është një mënyrë e shpejtë për të përhapur mikrobet, madje edhe E.colin e rrezikshëm.

Kontakti me rajonin anal të trupit bëhet një agjent për infeksionin e të gjithë organeve të brendshme dhe të jashtme si goja, syë, fytyra etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here