640 tonë ar në afërsi të Prishtinës: Kompania britanike do të fillojë punën e kërkimit

0
623

Ariana Resources do të fillojë punën në Kosovë pasi të përfundojë studimi i duhur.

Ariana Resources, një kompani britanike e minierave dhe mineraleve, tha të enjten se dega e saj në Kosovë, “Western Tethyan Resources”, ka përfunduar studimin e projektit të arit në Kosovë, të quajtur “Projekti i Arit Slivova”.

Kompania ka rreth shtatë vite që operon me licencë të kërkimit në Kosovë.

Ariana Resources tha se një studim paraprak i vlerësimit ekonomik të projektit është duke u zhvilluar momentalisht. Studimi i paraprin punës së kërkimit.

Sipas kompanisë, Slivova është një depozitë ari që përmban rreth 640 ton ar, shkruan Paparaci.

Vendi i kërkimit ndodhet rreth 15 kilometra në juglindje të Prishtinës, mbi minierën e Kishnicës. Në afërsi të Badovcit dhe Hajvalisë.

Leave a Reply