55 aksidente trafiku për 24 orë, një përfundon me fatalitet

0
376
Foto: Ilustrim

Dita e mërkurë duket se ketë qenë e ngarkuar për Policinë e Kosovës të cilët çdo herë janë në shërbimin e qytetarëve të vendit.

Një gjë e tillë po bëhet e ditur nga raporti 24 orësh i policisë dërguar mediave.

Në raportin me ngjarjet e fundit brenda 24 orëve të raportuara nga qytetarët figuron edhe numri i aksidenteve në trafik dhe tiketave të shqiptuara nga policia.

Gjatë ditës së mërkurë në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 45 aksidente trafiku, shkruan SO.

Fatkeqësisht në 24 orëshin e fundit në vendin tonë ka ndodhur një aksident me fatalitet.

Ndërsa, 13 aksidente të tjera kanë përfunduar me persona të lënduar dhe 41 të tjera vetëm me dëme materiale.

Poashtu, policia gjatë ditës së mërkurë ka shqiptuar edhe 1.819 tiketa trafiku për të gjithë pjesmarrësit në trafik të cilët nuk i kanë respektuar rregullat dhe kanë bërë shkelje të ndryshme në komunikacion.

Leave a Reply