Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Media dhe Marrëdhënie me Publikun, seanca do të mbahet në sallën e Kuvendit, ndërsa deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.
Fillimisht, parashihet miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.
Në vazhdim, deputetët do të shqyrtojnë për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026.
Po ashtu, në shqyrtim të dytë do të jetë edhe Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Në fund, deputetët do të votojnë propozimin e Grupit Parlamentar të Listës Serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.
Rendi i ditës:
1.Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
2.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3.Pyetjet parlamentare,
4.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 11/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 10/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2026,
5.Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.11/L-006 për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme,
6.Votimi i Propozimit të GP- Lista serbe për emërimin e deputetëve në komisionet parlamentare.















































