Sot deri në 14°C

0
61

Moti sot në vendin tonë do të karakterizohet nga intervale me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa temperaturat do të mbeten të ulëta në orët e mëngjesit.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 11 deri në 14°C.

Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.

Gjatë ditës pritet të mbizotërojnë kushte relativisht të qëndrueshme atmosferike, me alternime të diellit dhe vranësirave./04 Online/