5 faktorët që mund të ndikojnë në rritjen e kolesterolit

0
234

Si një ndër funksionet kryesore që ndihmon në prodhimin e hormoneve dhe ndërtimin e qelizave të shëndetëshme, kolesteroli luan një rol të rëndësishëm në trupin e njeriut.

Mirëpo, si i tillë, në rast të mos-menaxhimit të tij ai mund të kontribuojë në grumbullimin e pllakave në arterie, gjë që krijon bllokime që rrisin rrezikun për atak në zemër ose goditje në tru.

Fatkeqësisht, kolesteroli i lartë nuk karakterizohet me simptoma. Andaj, ekspertët rekomandojnë që të kontrolloni kolesterolin tuaj cdo vit.

Por, çfarë e shkakton kolesterolin e lartë?

-Një dietë e pashëndetëshme

Një dietë e lartë me yndyrna të ngpura është një nga faktorët që ndikon në rritjen e kolesterolit. Këto yndyrna gjenden në produktet e qumështit, ushqimet e skuqura, proshutë dhe lloje tjera të mishit.

-Mungesa e aktiviteteve

Mungesa e aktivitetit fizik të mjaftueshëm është një tjetër faktor rreziku i rëndësishëm për zhvillimin e kolesterolit të lartë

-Pirja e duhanit

Hulumtimet kanë treguar se pirja e duhanit ka lidhëshmëri me nivele të larta të kolesterolit LDL dhe triglicerideve, si dhe niveleve të ulëta të kolesterolit HDL.

-Mbipesha

Yndyrna e lartë lidhet me mbipeshën ose obezitetin, e cila mund të rrisë sasinë e kolesterolit LDL që prodhon mëlçia juaj. Ai gjithashtu ngadalëson aftësinë e trupit tuaj për të larguar kolesterolin LDL nga gjaku juaj.

-Gjenetika

Kolesteroli i lartë mund të jetë i trashëguar, sepse gjenet tuaja kontrollojnë se sa kolesterol prodhon trupi juaj. Kjo gjendje fillon që në lindje dhe rrit rrezikun për të pasur sëmundje të zemrës në moshë të hershme. 

Leave a Reply