31 testet nga Prizreni, të gjitha rezultuan NEGATIV

0
644

Ditëve të fundit ka pasur rënie në numrin e të infektuarve në Kosovë, ndërsa sot ka qenë vetëm një rast pozitiv, e sipas IKSHPK-së 28 pacientë tashmë janë shëruar nga COVID19.

E një lajm të mirë përmes një postimi në Facebook, e ka dhënë edhe kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Ai ka treguar të dhënat e fundit nga kjo komunë.

Ky është postimi i tij:

Sot 31 teste në Prizren, 8 raste te kontaktit, 23 ritestime. Asnjë pozitiv. Nëse edhe nesër ritestimet dalin negativ do të kemi 23 të shëruar.
Vazhdojmë me diciplinë.

Leave a Reply