Ajo që pritej ndodhi. Atletja e shquar shqiptare, Luiza Gega, fitoi medaljen e artë në garën e 3000 metrave me pengesa me kohën 9’14”31, e cila gjithashtu është edhe një rekord i ri kombëtar.
Atletja kuqezi, Luiza Gega bëri një garë të shkëlqyer. Qysh në start ajo e udhëhoqi garën, duke mos e vënë asnjëherë në dyshim fitoren e saj. Madje nga xhiro në xhiro, ajo e thelloi distancën nga ndjekëset e saj, duke i lënë pas thuajse 50 metra.
Fitorja e medaljes së artë në Lojërat Mesdhetare të Orani nga atletja Luiza Gega, as më pas dhe as më shumë, është një konfirmin e aftësive të saj sportive, e cila edhe para katër vitesh fitoi medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare të Tarragonës në Spanjë.
Pas këtij suksesi të atletes Luiza Gega, numri i medaljeve të sportistëve shqiptarë në Lojërat Mesdhetare të Oranit shkoi në 3, dy të arta dhe një bronzi./TCh