28 prishtinas u kafshuan nga sorrat, 9 nga macet dhe 511 nga qentë

0
251

Nga muaji janar deri në muajin maj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në kryeqytet janë raportuar dhe trajtuar 511 raste që kanë pësuar apo janë sulmuar nga qentë endacakë.

Në fakt brenda këtyre pesë mujave është shënuar pothujajse dyfishi i rasteve krahasuar me periudhën janar-qershor të 2023 ku kishin qenë 263 sulme nga qentë endacakë.

Mirëpo një karakteristikë tjetër është se në muajin maj janë paraqitur 28 qytetarë të cilët janë kafshuar nga sorrat.

Dhe krahas këtyre ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 9 qytetarë që janë kafshuar nga macet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here