2 gabimet që bëjmë kur depilohemi me brisk dhe shkaktojnë djegie të lëkurës

0
827

Shumë njerëz përdorin briskun si mjet depilimi në pjesë të ndryshme të trupit. Së fundmi, TikTok po ndan gabime të thjeshta që mund të shkaktojnë djegie nga përdorimi i briskut.

Videoja e postuar tregon dy gabime aq të zakonshme sa që shumë njerëzve nuk i konsiderojnë të tilla.

E para është ajo që shumë njerëz ndoshta nuk janë të vetëdijshëm se po e bëjnë. Rruajtja shumë e shpejtë mund të shkaktojë acarim dhe djegie nga brisku.

Gabimi i dytë është përdorimi i produkteve të tjera si zëvendësues për kremrat e rruajtjes, të tilla si balsam flokët, shampo e trupit ose sapuni i zakonshëm. “Kremi për rroje është më i sigurti”, pohon marka.

Megjithatë, disa shikues nuk i morën shumë në konsideratë rekomandimet. “Unë përdor zbutës ose larës për trupin dhe funksionon shumë mirë”, komentoi një shikues.

Leave a Reply