Kjo festë është shumë e zymtë, pa prezencën e figurave kryesore, që janë sinonim i idealeve për lirinë, pavarësinë dhe shtetndërtimin e Kosovës, dy liderët e pakontestueshëm: z.Hashim Thaçi dhe z.Kadri Veseli.
Ideatorëve, trimave dhe çlirimtarëve për liri e pavarësi, krejt jeta i ka shkuar duke luftuar ballë për ballë me armikun shekullor të Kosovës, ndërsa servilëve dhe shërbëtorëve ndaj pushtuesit serb (udbashëve) krejt jeta po i shkon në shërbim të kauzës për vllaznim-bashkim me Serbinë.
Ata që e çliruan, pavarësuan dhe ndërtuan vendin, padrejtësisht sot nuk janë në Kosovë, ndërsa ata që dezertuan, shkatërruan dhe dogjën gjithçka, fatkeqësisht në vijim do ta udhëheqin këtë vend.
Urime 13 vjetori i shtetësisë së Republikës së Kosovës!
Shkruan: Jeton BYTYÇI