15-vjeçarja lind një foshnje në Prizren, policia nis hetimet

0
442

Një 15-vjeçare ka lindur dje një fëmijë në Spitalin Rajonal të Prizrenit.

Policia ka njoftuar se e mitura kishte qenë duke jetuar në fshatin Metvecë, në bashkësi jashtë martesore më një person të rritur me një diferencë të madhe në moshë.

Tutje, bëhet e ditur se i dyshuari për këtë rast është intervistuar.

“Pas konsultimin me prokurorin kujdestar është hapë rast për veprën penale ‘Bashkësia jashtëmartesore me personin nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet’. Është intervistuar i dyshimti dhe janë mbledhë provat dhe dëshmitë e nevojshme. Rasti shkon me procedural rregullt dhe po hetohet nga Sektori Rajonal I hetimeve, DRP Prizren”, njofton Policia.

Leave a Reply