Zyrtare: Rryma shtrenjtohet për 15 për qind

0
131

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka marrë vendim që energjia elektrike të shtrenjtohet për 15 për qind. Tarifat e raja do të hyjnë në fuqi nga një prilli.

Kryesuesi i Bordit të ZRRE-së Ymer Fejzullahu, ka folur për nevojën e kësaj rritjeje.

“Arsyeja është furnizimi i qëndrueshëm me energji elektrike, meqenëse ne konsiderojmë që nëse nuk kemi furnizim të qëndrueshëm kostoja do të jetë shumë me e madhe sesa kjo rritje e cila është propozuar, ky është minimumi për të pasur 24 orë energji elektrike”, ka theksuar Fejzullahu.

Leave a Reply