Ruben Dias zbulon ndryshimet te Manchester City: “Është një energji e re”

0
20

Ruben Dias ka folur për ndryshimet taktike te Manchester City pas ardhjes së Enzo Marescas, duke theksuar se skuadra po përshtatet me idetë e trajnerit të ri, ndërsa ruan disa nga parimet që e kanë karakterizuar prej vitesh.

Kapiteni i ri i “Qytetarëve” është shprehur optimist për fillimin e epokës së Marescas.

“Shumë pozitive. Natyrisht, shumë gjëra kanë ndryshuar, por në fund të fundit, nuk kanë ndryshuar edhe aq shumë. Është një energji e re dhe po ndihemi mirë. Enzo ka idetë e tij specifike për mënyrën se si e sheh lojën – në sulm dhe në mbrojtje,” tha Dias për faqen zyrtare të klubit.

Mbrojtësi portugez vlerësoi gjithashtu vazhdimësinë në mënyrën e lojës së Cityt, veçanërisht në posedimin e topit.

“Në përgjithësi, është kryesisht loja që kemi qenë të mësuar ta luajmë – pastaj ka detaje që e bëjnë atë ndryshe në momente të caktuara dhe ndiej se të gjithë po i përqafojnë shumë këto ide,” shtoi Dias. “Luajmë shumë me topin dhe kjo është karakteristika jonë kryesore – ndiej se në këtë mënyrë është një vazhdimësi, edhe pse jemi ndryshe.”

Ndërkohë, Maresca ka konfirmuar Dias si kapiten kryesor, ndërsa në grupin e udhëheqjes bëjnë pjesë edhe Erling Haaland, Marc Guehi dhe Gianluigi Donnarumma./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here