Zubimendi mund të largohet nga Arsenali, tre gjigantë pas tij

0
39

Martín Zubimendi mund ta shqyrtojë largimin nga Arsenali në verën e vitit 2027, nëse nuk arrin të fitojë më shumë minuta në dispozicion nën drejtimin e Mikel Artetës.

Sipas mediumit spanjoll Fichajes, mesfushori 27-vjeçar nuk është i kënaqur me rolin e tij aktual dhe dëshiron të jetë titullar i rregullt, shkruan 04 Online.

Konkurrenca në mesfushë është rritur pas transferimit të Bruno Guimarães, ndërsa Declan Rice dhe Martin Ødegaard mbeten titullarë të rëndësishëm.

Liverpooli, Bayern Munichu dhe Real Madridi raportohet se po e monitorojnë situatën e spanjollit, i cili ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2030.

Për momentin nuk ka asnjë vendim zyrtar për largimin e Zubimendit, ndërsa e ardhmja e tij pritet të varet nga hapësira që do t’i ofrojë Arteta./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here