Zhegrova lidhet sërish me një kalim në Itali, mediat italiane zbulojnë skuadrën e mundshme të kosovarit

0
221

Reprezentuesi i Kosovës dhe lojtari i Lilles, Edon Zhegrova mund të ndërrojë destinacion këtë verë.

Sipas mediave italiane, ylli kosovar mund të transferohet në Itali te skuadra e Romës.

Siç raporton ‘Corriere della Sera’, një nga alternativat për të zëvendësuar Dybala-n është sulmuesi kosovar Edon Zhegrova i Lillës.

“Zhegrova është gati nëse Dybala zgjedh Arabinë”, shkruan ‘Corriere della Sera’.

Ndryshe, Zhegrova prej kohësh është cak i edhe disa skuadrave tjera evropiane përfshirë edhe dy gjigantët italian, AC Milan dhe Juventus./GSS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here