Zbuloni simptomat e fshehta të diabetit para se të bëhet vonë

0
370

Simptomat e diabetit shpeshherë janë subtil, e nganjëherë edhe të pavërejtur. Nëse nuk e shëroni diabetin. Pasojat mund të janë serioze. Në vijim ju paraqesim disa nga simptomat e para të diabetit.

ETJA E TEPËRT

Simptomat e para të sëmundjes së sheqerit janë urinimi i shpeshtë dhe dëshira e shpeshtë për ujë. Kjo ndodh si pasojë e sheqerit tepricë që grumbullohet në gjak.

URIA

Nevoja e tepërt për ushqim është edhe një tjetër shenjë e diabetit, e shkaktohet si pasojë e ndryshimit të nivelit të sheqerit në gjak. Kur niveli i sheqerit bie, ndjejmë urinë dhe nevojën për glukozë si burim të energjisë.

LODHJE DHE PLOGËSHTI

Ndjenja e plogështisë është edhe një tregues i diabetit. Sikurse edhe te nevoja e tepërt për ushqim, dehidrimi dhe mungesa e sheqerit në organizëm mund të sjellë te mungesa e energjisë duke u ndier të lodhur dhe të plogësht.

HUMBJA NË PESHË

Ndryshimi i shpeshtë në peshë vjen si pasojë e simptomave të diabetit. Kur e humbni sheqerin gjatë urinimit të shpeshtë, mund të humbni edhe kaloritë. Simptoma të tjera janë edhe shikimi i turbulluar, infeksionet e shpeshta, dridhjet në duar. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here