Zalli, bllokat, cementi e armatura e Ti, madje edhe prona. E çka me lyp unë aty o drejtor!!!

0
1424

Në vazhdën e fushatës në vitin 2019, presidenti Recep Tayyip Erdogan i Turqisë vlerësoi legjislacionin që partia e tij politike kishte shtyrë duke lejuar që pronarëve të pronave t’u faleshin shkeljet e ndërtimit pa i rregulluar ndërtesat e tyre.

Por u bëri thirrje votuesve. Në mitingjet në provincat Hatay, Kahramanmaras dhe Malatya, Erdogani tha se legjislacioni kishte “zgjidhur problemet” e më shumë se 438.000 pronarëve të pronave.

“Ata i kthyen shtëpitë në varre për ata që jetojnë në to”,

Numri i të vdekurve në Turqinë jugore dhe në Sirinë veriore kaloi mbi 40.000, dhe të mbijetuarit dhe ekspertët e ndërtimit kanë thënë se ndërtimi i dobët ka shumë të ngjarë të ketë përkeqësuar shkallën e shkatërrimit të tërmetit, si dhe numrin e jetëve të humbura.

Qeveria turke është përgjigjur duke arrestuar kontraktorët e ndërtesave në lidhje me ndërtesat e shembura dhe Ministria e Drejtësisë ka ngritur zyra hetimore për krimet e tërmetit në të gjithë zonën e prekur( shkruan “New York Times ).

Në Kosovë si pas hulumtimeve në vitin 2018 kem pasur 352,835 ndërtime pa leje ! Supozohet se vetëm komuna e Prizrenit i ka mbi 35,000 ndërtime pa leje . Kosova ka pasur dy ligje për trajtimin e objekteve pa leje (LEGALIZIMIT) a të 2013 dhe 2018 ! Tani po flitet se MMPH-ja do të kërkoj që afati i ligjit aktual të vazhdohet !!!

Javën që lamë pas na tronditi me tërmetin dhe pasojat e ti në Turqi , por mjerisht nuk po i ndërgjegjëson a’së individët e a’së institucionet madje edhe tek ne! Paramendojeni një ndertës ne Komunën e Prizrenit ku si pas matjeve gjeodezike del se etazhiteti i ati lokacioni s’mund të jetë mbi 7 kate ! Ju atë për momentin e keni me 10 që i bije plus 3 kate e tonelata shtesë !!! Kosova e Prizreni nuk janë të përjashtuar nga tërmetet ! Pastaj kënd ta arrestojmë ? Inspektorët , Arkitekt, Investitorët , Deputetet për shkak ligjeve, Ministrat për shkak ligjeve , Prokurorët apo Gjykatësit , apo , apo krejt mafinë e ndërtimit ???

Zalli ,bllokat ,cementa e armatura e Ti madje edhe prona , e çka me lyp unë aty o drejtor ! Krejt këta në fund po legalizohen!!!

Kështu ishte përgjigjja e një inspektori nga koha kur fillova detyrën e Drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Prizrenit ne vitin 2018.

Shkruan: Islam THAQI

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply