Ylli i “Baywatch” fotografohet pa grim, nxit ortek komentesh: A është vërtet ajo?

0
410

Donna D’Errico, aktorja e serialit “Baywatch”, është fotografuar pa grim dhe kështu ka nisur një ortek komentesh në rrjet

Ndonëse duket krejtësisht normale, shumë e kanë kritikuar për publikimin e fotove të fotoshopuara tepër në Instagram, të cilat nuk kanë lidhje me dukjen e saj reale.

Paparacit e kanë fotografuar në Kaliforni teksa ecte me djalin e saj, Rhyan, ndërsa ishte e veshur sportive.

(Foto: Instagram/donnaderrico)

“Vërtet është ajo?”.

“Jam i habitur që paparacit e njohën edhe në rrugë”.

“Është një femër e bukur. Nuk ka nevojë vërtet ta falsifikojë veten në Instagram” – janë disa nga reagimet.


(Foto: SplashNews)

Donna së fundmi e ka festuar ditëlindjen e 55-të dhe me këtë rast është fotografuar me kostumin ikonik të kuq. Ajo ngriti bluzën në mënyrë që t’i dukej një pjesë e gjoksit.

“Po postoj një fotografi seksi për ditëlindjen time, sepse thashë se do ta bëja dhe sepse kështu më pëlqen. Pse nuk do ta bëja? Argëtohuni sot. Unë me siguri do ta bëj! Ju dua të gjithëve!”, kishte shkruar ajo. /Telegrafi/

(Foto: SplashNews)

Leave a Reply