Xixa dhe shkëlqim, ja idetë më të bukura për një makeup perfekt gjatë këtyre festave

0
432

Është ajo periudhë e vitit kur gjithçka duket sikur vezullon dhe jo vetëm me zbukurimet, dritat nëpër qytete, por edhe me veshjet e njerëzve. Sigurisht këtij shkëlqimi nuk kishte si i mungonte edhe makeup-i me xixa i vajzave, të cilat shfrytëzojnë momentin për t’uu dukur sa më vezulluese.

Nga xixat, tonet e syve me shkëlqim, buzëkuqët metalikë dhe “highlighter”-i më i shdritshëm, të gjitha këto janë pjesë e trendit të grimit këtë fundvit.

Sigurisht nuk ka pse në mbrëmjen e Vitit të Ri të përdorni të gjithë arsenalin tuaj sepse mjafton edhe një ton sysh me xixa por ka shumë ide të cilat mund t’i testoni dhe ta prisni ndërrimin e viteve me shkëlqim.

Hailey Bieber përdori një ton sysh thuajse transparent dhe me shkëlqim për të arritur këtë efekt. Mund ta zgjasni edhe drejt tëmthave për ta bërë edhe pak më ‘extra’.

Mbrëmja e Vitit të Ri ka nevojë për pak shkëlqim. Këtë mund ta arrini edhe nëse zgjedhjet tuaja janë klasike siç është “smokey eye”. Vendosni disa gurë në madhësi të ndryshme dhe do të keni një rezultat tërësisht tjetër.

Vajzat ‘cool’ e dinë se ndonjëherë nuk ka nevojë për shumë mundim. Mjafton një buzëkuq me një ngjyrë të fortë dhe shkëlqim metalik, madje mund t’i shtoni edhe një shkëlqyes transparent.

Tonet me shkëlqim janë chic, por nëse doni të dukeni edhe më festive zgjidhni ngjyrat smerald, lejla mbretërore apo flori. Mos harroni të vendosni primer në fillim që ngjyra të duket e plotë dhe të mos zbehet përgjatë darkës.

Lapsi me ngjyrë në pjesën e poshtme të syrit, kombinuar me blush transformon tërësisht makijazhin. Përhapni mirë tonin, krijoni një “cat eye” dhe vijëzoni pjesën e poshtme me një laps me ngjyrë të fortë.

Aplikimi i tonit më të errët në cepat e jashtëm dhe të brendshëm të syrit, duke shtuar një ton të çelët në qendër dhe pak shkëlqim i bën sytë të duken më të mëdhenj dhe të rrumbullakët. Është një efekt fantastik dhe mbi të gjitha, shumë i lehtë për t’u krijuar.

Buzët e kuqe kombinuar me qerpikë të gjatë falsë janë super klasike dhe njëkohësisht shumë në modë. Aplikoni një buzëkuq gjysmë-mat dhe jo me shkëlqim.

Pak “smokey eye”, pak penel grafik dhe pak “cat eye”, kjo metodë kombinon më të bukurat në një të vetme. Duket e vështirë për t’u realizuar por është shumë e thjeshtë: vizatoni dy V me një laps të zi dhe sfumoni lehtas brenda vijave për të krijuar hijen.

Ngjisni kristale të vogla siç do vepronit nëse do aplikonit penel dhe jeni gati.

Pigmente të bëra së bashku që reflektojnë dhe duken hyjnore! Përhapeni në qepalla dhe në pjesën e kockës së vetullës e më pas shkoni të festoni.

Leave a Reply