Xavi: Messi vendos javën e ardhshme, këtu i ka dyert e hapura

0
227

Trajneri Christophe Galtier pranoi pasditen e të enjtes se Lionel Messi do të luajë këtë të shtunë ndeshjen e fundit me fanellën e Paris Saint Germain, teksa e ardhmja e yllit argjentinas po bëhet gjithnjë e më intriguese.
Barcelona ka shfaqur hapur interesin për të rikthyer yllin argjentinas në “Camp Nou”, teksa së fundi për këtë çështje ka folur edhe trajneri i klubit katalan, Xavi Hernandez.

“Javën e ardhshme Messi do të marrë nëj vendim dhe nëse dëshiron të vijë këtu, dyert i ka të hapura. Nëse vjen ,e di që do të na ndihmojë shumë, por duhet ta lëmë të qetë, të marrë vendimin e tij. Ai ka shumë respekt për PSG-në dhe do të presë fundin e sezonit, për të vendosur më pas të ardhmen”, deklaroi Xavi.

Krahas Barcelonës, për yllin argjentinas ka shfaqur interes edhe skuadra e Inter Miamit, që është në pronësinë e David Beckham dhe dëshiron të transferojë Messin në MLS sezonin e ardhshëm. Gjithashtu edhe në Arabinë Saudite janë dy klube që po provojnë të joshin me miliona euro pagë argjentinasin, në mënyrë që të rikthejnë edhe një herë rivalitetin në distancë mes tij dhe Cristiano Ronaldos.

Leave a Reply