Fyerjet ndaj arbitrit të finales së Europa League, UEFA nis hetim ndaj Mourinhos

0
119

UEFA ka hapur një hetim pas finales së Europa League mes Sevillas dhe Romës.

Sipas një njoftimi të bërë publik nga UEFA për të dyja klubet kanë nisur hetime, por ndërsa për Sevillen rëndojnë më shumë akuza që lidhen me sjelljen e tifozëve, për Romën nën akuza është i përfshirë edhe trajneri Jose Mourinho, për gjuhën fyese të përdorur ndaj arbitrit të ndeshjes, Anthony Taylor.

Deklarata e UEFA-s:

Procedurat disiplinore kanë filluar, në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s, në lidhje me finalen e Europa League ndërmjet Sevillas dhe Romës, të luajtur më 31 maj 2023 në Budapest, Hungari.

Akuzat ndaj Sevilla FC:

– Pushtimi i fushës,

– Hedhja e sendeve,

– Ndezja e fishekzjarrëve,

– Sjellja e pahijshme e ekipit,

Akuzat kundër AS Roma:

– Hedhja e sendeve,

– Ndezja e fishekzjarrëve,

– Veprat e dëmtimit,

– Trazirat e turmës,

– Sjellja e pahijshme e ekipit,

– Gjuhë fyese/fyerje ndaj një zyrtari të ndeshjes (Z. Jose Mourinho),

Organi i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s (CEDB) do të vendosë për këtë në kohën e duhur.”

Leave a Reply