Vrasja e Abedin Bytyqit, avokati thotë se të dyshuarit u paguan nga ish-bashkëshortja e të ndjerit (VIDEO)

0
212

Në tetor të vitit 2016 ishte mbytur Abedin Bytyqi nga Peqani i Suharekës, sipas aktakuzës thuhet se të dyshuar për vrasjen e të ndjerit janë ish-bashkëshortja e tij e cila thuhet se i ka shtyrë djemtë e axhës së saj që ta vrasin të ndjerin.

Avokati i rastit në fjalë, Blerim Mazreku, ka thënë se kërkojnë që i dyshuari Murat Ademi të dënohet sërish me burgim, si dhe e dyshuara gruaja e të ndjerit.

Në Kosova Today të Klan Kosovës, ai ka treguar se si kishte ndodhur vrasja sipas hetimeve deri tani që janë zhvilluar.

“Fadit Fetiut, iu ishin dhënë një pjesë e parave për vrasjen, si dhe për të blerë armën”

“Paratë i janë dhënë nga Resmija, gruaja e tij. Më pas në bashkëkryerje me të akuzuarin e tjetër Murat Ademi, e kanë bërë veprimin e vrasjes më pasë”, ka thënë Mazreku.

Leave a Reply