Vetura godet këmbësoren në Prizren, dërgohet në QKUK

0
92

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një qytetare është goditur nga një veturë dhe ka pësuar lëndime të rënda, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas informacioneve të para, viktima fillimisht është dërguar për të pranuar ndihmë mjekësorë në spitalin e Prizrenit, ndërkaq pas konstatimeve të mjekëve se lëndimet që ka pësuar janë të rënda, ajo është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm në QKUK.

Rasti është konfirmuar nga Policia dhe është bërë e ditur se aksidenti ka ndodhur pasi qytetarja ka qenë duke e kaluar rrugën jashtë vijave të bardha për këmbësorë.

Me urdhër të prokurorit, shoferi i veturës që ka goditur këmbësoren është ndaluar për 48 orë.

Ndërkaq, rasti tashmë është duke u hetuar nga Njësiti i Trafikut Rajonal në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here